Ekonomi

Kurti publikon foto pas arritjes në New York: Takime me liderë të huaj për të diskutuar mbi progresin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga New York’u, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se pret që të takohet me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare “për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen”.

Ai ka thënë se do të ketë takime edhe me mërgimtarët që jetojnë në ShBA.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Arrita në New York herët këtë mëngjes për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Pres të takoj edhe anëtarët e diasporës sa jam këta, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tone”, ka shkruar Kurti.

Në SHBA po qëndron edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *