Showbiz

Kurti: I Lumtur të Paguaj Çmimin e Vezëve për Dialogun në Kuvend

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive, u shpreh se është i gatshëm të përballet me situata të tilla në Kuvend për hir të dialogut.

Duke komentuar tensionimin e situës dhe rastin e hedhjes së vezëve drejt tij, Kurti theksoi se nëse ky është çmimi për të ulur deputetët në një bisedë, ai është i lumtur ta paguajë.

“Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe të bisedojmë bashkë e të dialogojmë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm le të vijnë në takim, vetëm le të ulemi të bashkëbisedojmë,” deklaroi Kurti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai shtoi se nuk ankohet nga akti i hedhjes së vezëve, por nga refuzimi i tyre për t’u takuar dhe dialoguar. “Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen,” përfundoi Kryeministri.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *