Lajmet e Fundit

Kurti: Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar xhudsitet tona për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror të Budapestit.Distria Krasniqi fitojë medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu u stolis me të bronztën në këtë event të madh të xhudos.

Kurti: Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë

Kurti përmes rrjeteve sociale, ka thënë se Kosova e mbylli këtë kampionat me sukses duke e çuar në 10 numrin total të medaljeve botërore.“Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës.

Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë. Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!”, ka shkruar Kurti.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *