Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që ta kthente në Kuvend.
“Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh Kryeziu, njofton Klankosova.tv.
Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.
Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz…
SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik,…
Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i…
Pacolli paralajmëron kontrolle me dronë dhe kamera kurth…
