Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka komentuar ambiciet e ish-presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë presidencial. Peci ka theksuar se do të dëshironte të shihte një nivel më të lartë mirënjohjeje nga Osmani drejt Kosovës, duke vlerësuar mundësitë që sipas tij, i janë ofruar gjatë karrierës së saj politike.
“Do të dëshiroja më shumë falënderim për Kosovën për mundësinë që ia ka dhënë, ndërkohë që besoj se me angazhimin e saj 20-vjeçar e ka merituar pozicionin e presidente”, ka deklaruar Peci.
Ai gjithashtu i ka uruar suksese ish-presidentes në përpjekjet e saj për të siguruar mandatin e dytë, duke përdorur shprehjen “Good luck”.


