Lajmet e Fundit

Kroacia blen tanket më të reja Leopard 2A8, të vjetrat i dërgon në Ukrainë

Kroacia planifikon të blejë 50 tanke të reja gjermane Leopard 2A8.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duhet të nënshkruajnë sot në Berlin një letër për blerjen e këtyre tankeve për nevojat e Forcave të Armatosura kroate.

Republika Federale e Gjermanisë ka ftuar Kroacinë që t’i bashkohet programit gjerman të blerjes së tankeve Leopard 2A8, gjë që do të theksohet në këtë letër, transmeton Telegrafi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kroacia do t’i dërgojë Ukrainës 30 tanke M-84 dhe 30 automjete luftarake të këmbësorisë M-80. Gjermania më pas do të kompensojë Kroacinë për ato automjete, duke ulur çmimin total të Leopard 2A8 të ri.

Ushtria kroate aktualisht ka në përbërjen e saj rreth 70 tanke M-84, të janë në gjendje të mirë dhe mirëmbahen rregullisht. Vlera e saktë e kësaj blerjeje, si dhe afati kohor i dorëzimit, nuk dihen ende. /PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *