Krenare Çerkini, emër i ri në politikën kosovare dhe kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë vëmendje të shtuar në rrjetet sociale. Përtej angazhimit të saj në fushën politike, vëmendjen e publikut e ka tërhequr edhe pamja e saj fizike, e cila nga shumë përdorues të internetit është komentuar si tepër e ngjashme me atë të reperes së njohur shqiptare, Tayna.
Krahasimet kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht, duke u fokusuar në tiparet e përbashkëta të fytyrës, mënyrën e paraqitjes dhe stilin personal. Disa fotografi të publikuara së fundmi nga Çerkini kanë nxitur akoma më shumë këto spekulime dhe diskutime online, duke e kthyer kandidaten e VV-së në një figurë tërheqëse përtej agjendës së saj politike.


