E enjte, 5 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Kontrolli policor në mes të natës në Prishtinë – në veturë gjenden fishekë, shoferi thotë se s’dinte gjë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ngjarja ka ndodhur më 4 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku njësia policore ka ndaluar një veturë të tipit Mitsubishi me targa 01.

Në automjet ndodheshin shoferi Avni Luzhnica (25-vjeçar) dhe tre pasagjerë, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dy fishekë të armës së shkurtër me gas.

Në vendincident kanë dalë njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë bërë sekuestrimin e fishekëve si provë materiale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Shoferi është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se vetura është në pronësi të dajës së tij dhe se nuk ka qenë në dijeni për praninë e fishekëve.

Ndërkohë, tre pasagjerët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *