Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori Veseli, është parë sot në mesin e protestuesve në Prishtinë.
Ai është parë krah kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, në protestën e 1 Tetorit, e cila po mbahet kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ku janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, veteranësh dhe pjesëmarrësish të tjerë.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
