Lajmet e Fundit

Kjo është gjendja shëndetësore e katër të lënduarve nga rrufeja

Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë.

Kujtojmë se dje pesë persona janë goditur nga rrufeja. Ku njëra nga të lënduarit ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Viktima është grua rreth moshës 64 vjeçare nga Ferizaj. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *