Showbiz

Kërkohet ndihmë për Roel Berisha, babi bën apel prekës për djalin: Pas një aksidenti djali ynë ka pësuar….

Familja e Roel Berishës ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi i riu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore pas një aksidenti të rëndë.

Përmes një postimi emocional, babai i Roelit ka bërë të ditur se djali i tij ka pësuar lëndime serioze në tru dhe është detyruar t’i nënshtrohet një operimi të vështirë në Turqi.

Sipas tij, gjendja e Roelit aktualisht është stabile, megjithatë rruga drejt rikuperimit pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Pas një aksidenti, djali ynë Roel Berisha pësoi lëndime serioze në tru dhe iu nënshtrua një operimi të vështirë në Turqi.

Gjendja e tij tani është stabile, por beteja për shërimin e tij sapo ka filluar”, thuhet në postimin e familjes.

Babai i tij bën të ditur se, sipas planit të mjekëve, pas rreth tre muajsh Roeli do t’i nënshtrohet edhe një operimi tjetër.

Krahas kësaj, ai do të ketë nevojë për rehabilitim intensiv, fizioterapi dhe trajtime të specializuara jashtë vendit, të cilat konsiderohen vendimtare për rikuperimin e tij.

Familja thekson se kostot për operimet, trajtimet mjekësore, rehabilitimin dhe udhëtimet janë jashtëzakonisht të larta dhe tejkalojnë mundësitë e tyre financiare.

Për këtë arsye, ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, pavarësisht shumës, mund të bëjë një ndryshim të madh në rrugën e Roelit drejt shërimit.

Në fund të apelit, familja shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që i kanë mbështetur me lutje, solidaritet dhe ndihmë, duke shpresuar se me mbështetjen e njerëzve, Roeli do ta fitojë këtë betejë të vështirë dhe do të vazhdojë rrugën drejt shërimit të plotë.

Në linkun më poshtë mund të ndihmosh dhe të informohesh më shumë:

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *