Përmes një reagimi zyrtar, Ministria ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se zyrtari i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Ministria e Ekonomisë konfirmon se në objektin e saj ka ndodhur një sulm serioz, gjatë të cilit një zyrtar i Ministrisë ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili ushtron detyrën e udhëheqësit të tij të drejtpërdrejtë”, thuhet në reagim.
Ministria ka zbuluar gjithashtu se zyrtari i dyshuar ishte subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator, për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.
Sipas Ministrisë, dëshmitarët dhe personat e përfshirë në incident janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.
“Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë”, thuhet tutje në reagim.
Ministria ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet brenda kompetencave të saj për trajtimin institucional të rastit dhe adresimin e përgjegjësive eventuale disiplinore apo administrative.
Kujtojmë se incidenti është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00, kur zyrtari me inicialet S.Sh. dyshohet se kërcënoi me armë eprorin e tij, D.B.
Sipas informacioneve të raportuara më herët, incidentit dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje lidhur me një komision disiplinor dhe plotësimin e një formulari.
Ministria ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe se nuk do të komentojë më tej rrethanat deri në pranimin e raportit zyrtar.
Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin italian, diskutojnë për thellimin…
Aleanca paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend
iCore hap sonte dyert në Albi Mall, nga ora 20:00
Gjermani: Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale
