Në letrën e tij, Steinmeier i ka përcjellë presidentes urimet më të mira, në emrin e tij dhe të qytetarëve gjermanë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se rikthimi i funksionalitetit të institucioneve pas muajve të bllokadës politike paraqet lehtësim edhe për Gjermaninë, si partnere dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës.
Presidenti gjerman ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, duke nënvizuar nevojën për avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të vendit.
Në këtë drejtim, ai ka veçuar rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare, ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në fund të letrës, Steinmeier ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten Shiroka Pula dhe duke i uruar asaj sukses në ushtrimin e detyrës.
Abdixhiku i kërkon presidentes t’i rikthejë fotografinë e…
Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 5…
Mourinho shpallet trajneri i muajit në La Liga pas tetorit perfekt
Komuna e Kamenicës ndan mbi 15 mijë euro…
