Lajmet e Fundit

Këmbë e duar të lidhura, SHKK tregon me video transportimin e të burgosurve

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar një video në Facebook për të treguar “përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë” të Njësitit Përcjelljes të Personave të Burgosur në transportimin e të burgosurve.

“Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre”, shkruan SHKK mbi videon e publikuar.

Kjo punë, SHKK thotë se “kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision. Na ndiqni për të vlerësuar këtë shërbim të rëndësishëm dhe për të kuptuar përse siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh!”, thuhet në postimin e Shërbimit Korrektues.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *