Ekonomi

KEDS-i kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën, dëmi mbi 40 mijë euro

KEDS ka njoftuar se kanë zbuluar një kompani taksish në kryeqytet të cilët po vidhnin energjinë elektrike, shkruan Prishtina Post.

Në njoftimin e KEDS në Facebook thuhet se ekipet e KEDS kanë kapur në flagrancë pronarin e një kompanie taksish duke bërë këtë veprim të jashtëligjshëm.

Dëmi i cili është shkaktuar kap vlëren 40,568.26 euro.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Postimi i plotë:

Rryma t’kushton ma lirë kur e përdor drejt!

KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve.

KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *