Kader Kicaj, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale, ka nxjerrë sërish në pah stilin e saj unik duke ndarë një fotografi të re nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një pamje nga ashensori, ku u shfaq me një veshje që dallon nga paraqitjet e saj të zakonshme. Kicaj kishte zgjedhur të veshë pantallona shumë të shkurtra, të cilat i kishte kombinuar me një sako të gjatë dhe një kravatë.
Ky kombinim jo konvencional i veshjes ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke u vlerësuar si një zgjedhje moderne dhe e guxishme për paraqitjen e saj më të fundit.
