Showbiz

Jonida Vokshi lë pas Big Brother VIP Kosova: Një mesazh emocional për ndjekësit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e saj, duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të këtij spektakli të njohur.

Me një postim prekës në Instagram, ajo ka ndarë ndjenjat e saj për ndjekësit, duke shprehur se pas katër edicionesh, këtë herë do ta ndjekë spektaklin nga një këndvështrim tjetër, si një shikues.

“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Vokshi, duke e bërë të qartë vendimin e saj për të mos marrë pjesë në këtë edicion.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Vokshi ka reflektuar mbi katër vitet e kaluara, duke theksuar se “Big Brother” ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, duke i sjellë emocione të ndryshme, nga gëzimi deri te dhimbja e humbjes së babait të saj.

“Më ka gjetur shtatzënë, më ka gjetur mes dhimbjes së humbjes së babit tim, më ka dhënë emocionet më të bukura, më të forta. Më ka parë të rritem e të ndryshoj”, ka ndarë ajo me ndjekësit e saj.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetje dhe dashuri që ka marrë nga publiku gjatë gjithë këtyre viteve, duke theksuar se tani ka nevojë për një ritëm më të ngadalshëm dhe për t’u përqendruar në vetvete dhe disa projekte që ka pasur në mendje prej kohësh.

“Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, ka shkruar Vokshi, duke lënë të kuptohet se kjo është një ndarje e përkohshme.

Në fund, ajo u ka uruar suksese dyshes që do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke i etiketuar Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti, dhe duke shprehur se do t’i mungojë kjo eksperiencë.

“Dini, Olsa shkelqeni në këtë edicion, siç dini të bëni më së miri në fund të ditës. Do më mungoni”, përfundoi ajo me një mesazh të ngrohtë për ata që do të vazhdojnë aventurën në “Big Brother”.

[[M1]]
[[M2]]
[[M3]]

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *