Moderatorja e njohur Jonida Vokshi sot feston ditëlindjen e gjashtë të vajzës së saj, Emës. Kjo ditë shënon një moment të veçantë për Jonidën, e cila ka ndarë me publikun kujtime dhe emocione të thella lidhur me përvojën e saj të parë si nënë.
Jonida ka rrëfyer se lindja e Emës nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo përshkroi 12 orë të stërmbushura me sfida, duke përfshirë frikë, lodhje dhe lot. Megjithatë, sipas saj, lumturia dhe dashuria që ndjeu kur mori Emën në krahë bënë që çdo vështirësi të zhdukej.
“Para 6 vitesh, në këtë moment, po përjetoja dhembjen më të madhe që kisha njohur ndonjëherë. Një lindje jo e lehtë. 12 orë të gjata, frikë, lodhje, lot… por pas kësaj erdhe ti!”, ka shkruar Jonida në një postim emocionues.
Ajo reflektoi gjithashtu mbi transformimin personal që i solli roli i nënës, duke theksuar se Ema i mësoi se “zemra mund të rrahë edhe jashtë trupit”.
“Dhe nëse do më duhej ta përjetoja atë ditë edhe një mijë herë të tjera, do ta bëja pa u menduar, vetëm për të të pasur ty. Sot ti mbush 6 vjeç. E vogla ime, je bekimi më i madh i jetës sime”, përfundoi ajo urimin për të bijën.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Jonida ndau gjithashtu disa momente të dashura nga jeta e saj me Emën, duke i shtuar më shumë emocion kësaj festë.
