Pas triumfit bindës 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, zhveshtorja spanjolle u kthye në një skenë feste dhe gëzimi. Atmosfera u mbush me këngë, buzëqeshje dhe përqafime, por nuk munguan as batutat humoristike mes futbollistëve. Një moment që mori vëmendje ishte ai i Marc Cucurellas, i cili pas paraqitjes mbresëlënëse në mbrojtje, shpërtheu në emocion: “Çfarë ndeshjeje e pabesueshme!” Menjëherë pas kësaj, një zë, i cili dyshohet të jetë i Fabian Ruizit, iu drejtua atij me shaka: “E ke ngrënë, nxirre nga xhepi.” Kjo batutë u interpretua nga shumë si një referencë ironike për lojtarët francezë, si Michael Olise apo Ousmane Dembélé.
Nga ana tjetër, Dani Olmo, një nga pikat kyçe të skuadrës, tashmë ka vënë fokusin te finalja e madhe që do të zhvillohet në “MetLife Stadium”. Ai shprehu besimin e tij me optimizëm: “Ishte e shkruar. E nisëm në Atlanta dhe do ta përfundojmë në New York. Jemi shumë afër.” Këto deklarata pasqyrojnë qartë vetëbesimin e lartë të lojtarëve për të arritur kulminacionin e suksessit.
Trajneri Luis de la Fuente, pas fitores historike, theksoi se skuadra e tij përballi Francën, ekip që e cilësoi si më të mirin në botë. Ai vlerësoi forcën kolektive dhe identitetin e qartë të lojës si faktorët determinantë të suksesit ndaj francezëve, duke e bërë këtë fitore edhe më të veçantë dhe historike.

