Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka folur hapur për lidhjen e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alian. Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana”, Jonida ka zbuluar detaje intime rreth marrëdhënies së tyre, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe sinqeriteti.
Të dy, si Jonida ashtu edhe Alessio, janë prindër të divorcuar dhe kanë lënë pas histori personale të ndërlikuara, ndërsa ish-partnerët e tyre po ashtu kanë ecur përpara me jetën. Këngëtarja nuk i ka fshehur sfidat që distanca ka sjellë në lidhjen e tyre, duke pranuar se ka pasur momente të vështira, por edhe ribashkime të bukura.
Megjithatë, ajo thekson se më e rëndësishmja është ndjenja që ajo përjeton. “Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, ka thënë Jonida, duke treguar qartë dashurinë dhe lidhjen e veçantë që ndien për partnerin e saj.
Ndërsa pranon publikisht ndjenjat e saj për Alessio-n, Jonida preferon të ruajë një qasje diskrete për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga spekulimet mediatike. Ajo gjithashtu foli për kapitullin e ri të jetës pas të 40-ave, duke theksuar se me kalimin e viteve ka mësuar të dëgjojë më shumë veten dhe të mos i japë aq shumë rëndësi mendimeve të të tjerëve.
“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, ka shpjeguar ajo. Për Jonidën, përvojat dhe sfidat jetësore kanë ndihmuar ta kuptojë se çfarë ka vërtet rëndësi, duke u fokusuar tani në jetuar sipas dëshirave të saj dhe duke investuar energjinë te njerëzit që e meritojnë.
