Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka dhënë një lajm të jashtëzakonshëm për fansat e saj në mbarë botën. Pas 11 muajsh luftë të fortë, ajo ka konfirmuar shërimin e plotë nga kanceri i gjirit. 38-vjeçarja ndërroi jetë nga gëzimi dhe lehtësimi pas marrjes së rezultateve të fundit të analizave vjetore, duke qarë me dënesë për orë të tëra.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Jessie J u shfaq nga spitali, duke u përgatitur për një skanim me Rezonancë Magnetike (MRI). Pavarësisht frikës dhe klaustrofobisë, ajo u bëri thirrje mbështetësve të saj të ruajnë pozitivitetin.
“Rezultatet kanë mbërritur dhe unë jam e pastër nga kanceri! Qava me dënesë për orë të tëra dhe më pas morën frymë lirisht për herë të parë pas një viti,” shkroi këngëtarja, e cila mori menjëherë qindra mesazhe urimi nga kolegë dhe personalitete të njohura.
Rrugëtimi i Jessie J nuk ka qenë aspak i lehtë. Pas diagnostikimit në qershorin e kaluar, ajo iu nënshtrua një mastektomie të hershme. Megjithatë, ajo u përball edhe me anulimin e një operacioni të dytë të planifikuar, duke detyruar anulimin e turneut të saj në SHBA. Pas një konsultimi të dytë, mjekët vendosën shtyrjen e ndërhyrjes.
Këngëtarja u kërkoi falje publikisht fansave për anulimin e koncerteve, duke theksuar se këto situata ishin jashtë kontrollit të saj dhe se po punonte për riorganizimin e datave të reja.


