Lajmet e Fundit

Istog: Goditi me grushte gruan dhe e dëboi me gjithë djalë, arrestohet i dyshuari

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person mbrëmjen e së shtunës në Istog si të dyshuar për dhunë në familje.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me grushte bashkëshorten, shkruan Insajderi.

Në mes është futur edhe djali i tyre për ta evituar sulmin fizik, mirëpo i dyshuari duke i kanosur i kishte larguar nga shtëpia.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftim.

Policia njofton më tej se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Prishtina-Post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *