Showbiz

Ishin rivalë në lojë! Ish-banorët e BBVK befasojnë me postimin bashkë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” po vazhdojnë të mbeten mjaft të komentuar edhe pas përfundimit të aventurës televizive.

Së fundmi, një postim i papritur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar një afrimitet mes ‘ish-rivalëve’ në lojë.

Ka qenë pikërisht Ludo ai që ka ndarë një imazh në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet krah Elijones dhe Klodit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mbishkrimi ironik dhe i këndshëm që Ludo ka zgjedhur për këtë foto:

“80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram.”

Përmes kësaj fjalie, ai ka thumbuar faktin se gjatë qëndrimit në shtëpi, raportet e tij me Elijonën dhe Klodin nuk kanë qenë aspak të mira.

Ky postim shkaktoi menjëherë reagime të shumta te fansat e formatit, të cilët nxituan të komentojnë takimin e papritur.

Me sa duket, xhelozitë dhe rrethinat e rrepta të lojës janë harruar shpejt, e treshja tashmë nuk e ka problem të bëjë “paqe” qoftë edhe thjesht për një shkrepje në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *