Showbiz

Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, arrestohet sërish për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Michigan

Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit të njohur botëror Eminem, është sërish në qendër të vëmendjes mediatike pas një arrestimi të ri në Michigan, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Scott, 50 vjeç, u dërgua në burgun e Qarkut Macomb, ndërsa raportohet se ky arrestim vjen vetëm tre ditë pasi ajo ishte paraqitur në gjykatë për akuza të ngjashme.

Sipas Detektivit Joseph Feld nga Departamenti i Policisë së Chesterfield Township, Kim Scott dyshohet se ka shkaktuar një përplasje me një automjet tjetër pranë Detroitit, teksa drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Për fat të mirë, nga ky incident nuk raportohet të ketë pasur të lënduar. Scott është liruar më pas nga autoritetet.

Ky rast vjen pak kohë pasi Scott kishte pranuar fajësinë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për mosraportim të një aksidenti të ndodhur në muajin shkurt. Në atë rast, ajo dyshohet se u përplas me një makinë të parkuar teksa ishte duke shoqëruar djalin e saj adoleshent dhe miqtë e tij.

Problemet ligjore nuk janë të panjohura për ish-partneren e Eminem. Gjatë dy dekadave të fundit, ajo është arrestuar disa herë për çështje që lidhen me abuzimin me substanca, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të tjera të kodit rrugor.

Kim Scott dhe Eminem kanë pasur një histori të komplikuar martese. Ata u martuan për herë të parë në vitin 1999, u divorcuan në 2001, u ribashkuan në 2006, por martesa e dytë zgjati vetëm disa muaj para se reperi të kërkonte sërish divorcin.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *