Showbiz

Ish-finalisti i BBV zbulon strategjinë e tij: Si e largova Mirin për t’i hapur rrugë Selit?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Rogert Sterkaj, ish-finalist i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një rrëfim të papritur mbi dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”, Sterkaj ka zbuluar një strategji të fshehtë që sipas tij, kishte si qëllim largimin e këngëtarit Armir Shahini (Miri) nga gara për çmimin e madh.

I pyetur nga moderatorja Lei Kraja në lidhje me miqësitë e krijuara brenda shtëpisë, Rogerti u shpreh se afrimi me Mirin ishte thjesht një taktikë për të siguruar fitoren e Selin Bollatit. “E largova Mirin që të fitonte Selin”, ka deklaruar Sterkaj, duke shtuar se arsyeja e vërtetë e veprimeve të tij do të kuptohej vetëm nga Selinova.

Ai e cilësoi këtë si një “bombë” që e ruajti për këtë intervistë. Ndërsa përsa i përket miqësive me Mirin dhe Juelën, Rogerti la të kuptohet se pas daljes nga formati, këto lidhje nuk vazhdojnë si më parë. “Me e pa në rrugë e shoh, po më foli i flas, po nuk më foli nuk i flas”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se raportet janë ftohur ndjeshëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *