Showbiz

Influenceres i ndalohet hipja në avion, arsyeja është befasuese

Një grua që u përpoq të hipte në një fluturim e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër gjatë valës së të nxehtit, thotë se iu ndalua hyrja sepse veshja e saj u konsiderua tepër zbuluese.

Edda Pilz, e njohur në internet si Edda Elisa, thotë se u ndalua te porta dhe iu tha se dukej “e zhveshur”.

25-vjeçarja kishte veshur rroba sportive për t’u mbajtur freskët, pasi temperatura kishte kaluar 30°C.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo po përpiqej të hipte në një fluturim të Lufthansa-s, kur thuhet se iu mohua hyrja, shkruan Mirror.

Sipas influencueses, përfaqësuesi i tha: “Nuk mund të hipësh në avion”.

Kur Edda pyeti pse, punonjësi iu përgjigj: “Nuk ke veshur asgjë. Je e zhveshur”.

Edda tha se veshja e saj ishte veshje sportive normale, por megjithatë iu kërkua të mbulohej. Ajo mori një xhaketë, e veshi dhe më pas iu tha ta mbyllte plotësisht zinxhirin përpara se t’i lejohej të hipte në avion.

Edda tha: “Nëse ka rregulla, i pranoj. Por atëherë m’i tregoni rregullat”.

Lufthansa deklaroi se ato fjalë specifike “nuk përputhen me standardet tona” dhe se nuk do të ishin përdorur nga stafi i tyre.

Kompania ajrore tha se pasagjerët duhet të veshin rroba “të përshtatshme me karakterin e një udhëtimi publik”, të cilat nuk cenojnë mirëqenien e bashkudhëtarëve që vijnë nga prejardhje dhe kultura të ndryshme.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *