Ish-mjekja e Chelseat, Eva Carneiro, e cila u përfshi në një konflikt të nxehtë me ish-trajnerin José Mourinho, ka folur sërish për ngjarjen që i shkaktoi largimin nga klubi londinez. Një dokumentar i ri për Mourinhon, i publikuar në platformën Netflix, ka rikthyer në vëmendje këtë episod të hidhur, duke i sjellë Carneiros kujtime të vështira.
Ngjarja që ndezur zënkën daton në 8 gusht 2015, gjatë një ndeshjeje mes Chelseat dhe Swansea. Eden Hazard pësoi një dëmtim dhe pavarësisht se arbitri Michael Oliver kërkoi ndërhyrjen mjekësore, Mourinho reagoi ashpër ndaj hyrjes së Carneiros në fushë. Ai deklaroi se mjekët duhet të kuptojnë më mirë zhvillimin e lojës, pasi ndërhyrja e tyre la ekipin me vetëm nëntë lojtarë në fushë. Pas këtij incidenti, Carneiro u largua nga detyrat e saj dhe më pas dha dorëheqjen në shtator 2015. Çështja ligjore që u hap mes saj, Chelseat dhe Mourinhos u mbyll me një marrëveshje konfidenciale në vitin 2016.
Rikthimi i kësaj historie në dokumentarin e Netflix bëri që Carneiro të shprehte zhgënjimin e saj në rrjetet sociale. Ajo vuri në dyshim fitimet e mundshme nga ky dokumentar, duke shtuar: “Pas 11 vitesh, ja ku jemi sërish duke përjetuar më të keqen. Shpresojmë të kenë bërë pak para prej kësaj”. Carneiro gjithashtu reagoi ndaj komenteve të ish-kapitenit të Chelseat, John Terry, i cili sugjeroi se Mourinho nuk dëshironte ndërhyrje mjekësore në raste jo-urgjente. Carneiro kundërshtoi duke theksuar se ajo veproi në përputhje me kodin etik mjekësor dhe thirrjet e arbitrit, duke shtuar: “Do të ishte mirë që John Terry të mësonte rregullat e lojës.”
Aktualisht, Eva Carneiro, 52 vjeçe, vazhdon karrierën e saj në mjekësinë sportive në Londër. Ajo është gjithashtu bashkëpronare e “Leë//es FC” dhe ofron shërbime konsulence ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me spitalin sportiv “Aspetar” në Katar.
