Showbiz

Ina Aderi zbulon sfidat e famës pas “Big Brother VIP 5”: “Më etiketojnë si ‘Ina e Big Brother’, jo si vetveten”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-banorja e njohur e spektaklit televiziv “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka folur hapur rreth ndikimit të famës në jetën e saj personale pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për Stenaldo Mëhillin, Ina ka shprehur shqetësimin e saj për ndjekjen e vazhdueshme dhe etiketimin me emrin e programit, duke theksuar se si kjo gjë e bën të ndihet më pak si vetvetja.

Aderi ka treguar se shpesh herë përballet me komente të tilla si “Ina e Big Brother”, të cilat, sipas saj, janë bezdisëse dhe i heqin identitetin individual. “Nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe thonë ‘Ina e Big Brother’. Unë jam Ina, jo vetëm një emër nga një program,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka pranuar se ka marrë mesazhe dhe ngacmime edhe nga persona publikë, por ka preferuar të mos zbulojë emra. Megjithatë, Ina ka nënvizuar dëshirën e saj që lidhjet e ardhshme sentimentale t’i realizojë larg vëmendjes mediatike. “Edhe kur të dashurohem, do të doja që kjo të ndodhte larg kamerave,” ka shtuar ajo.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ina ka shprehur dëshirën që publiku ta njohë për atë që është në të vërtetë, jo vetëm si personazh i një reality show. “Një vajzë që merr pjesë në një reality show, bëhet personazh publik, dhe pastaj është vetëm ‘Ina e Big Brother’. Nuk kam bërë ndonjë heroizëm të madh, thjesht tregova veten time. Shpresoj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë jam në të vërtetë,” ka përfunduar ajo.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *