E enjte, 5 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ “Qitni emrat”, “Ne e dimë saktësisht kush është” – Debat mes Tahirit e Kusari-Lilës për nepotizëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare ✦ ​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet konferencë për media ✦ Punëtori i bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, shpërndan gjendjen dhe transaksionet – lajmi konfirmohet nga Komuna ✦ Haziri në 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Themelet e Kosovës së lirë mbajnë gjurmët e sakrificës, djersës dhe guximit të tyre ✦ Rizvanolli: Kemi themeluar taskforcë për përgatitjet e dimrit, nesër pritet të hyjë në operim edhe blloku A5 ✦ Melinda London Mahnit me Fustan Transparent Floral: Një Ikonë Stili Bashkëkohor ✦ Sincerely Juju magjeps me çorapet rozë provokuese ✦ Aksion në 20 lokacione në Prizren, Suharekë dhe Dragash kundër bixhozit – Arrestohen 22 persona, sekuestrohen 10 mijë euro, pajisje elektronike dhe 4 armë
Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kemi hyrë në situatë të rrezikshme, Kurti dhe Haxhiu me qëllim ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se me qëllim e kanë lënë të skadojë afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Para fillimit të seancës së sotme, Haradinaj ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më shumë se një muaj më parë, por bazuar në tij, gjatë kësaj periudhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim për përgatitjen e seancës konstituive.

“Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu me qëllim ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues. Certifikimi i rezultateve ka ndodhur para më shumë se një muaji, diku rreth 40 ditë, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do të ishte përgatitje për seancën e parë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Haradinaj ka kritikuar edhe caktimin e seancës në ditën e fundit të afatit, duke pretenduar se kjo është bërë qëllimisht për ta çuar vendin drejt një situate të bllokuar institucionale.

bazuar në tij, mosrespektimi i afatit kushtetues ka penguar procesin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, qeverisë dhe presidentit.

“E kanë shtyrë seancën në datën e fundit qëllimisht dhe e kanë djegur afatin kushtetues, me zgjedh kryesinë e Kuvendit, me zgjedh kryetarin, me zgjedh qeverinë, me zgjedh presidentin”, është shprehur Haradinaj.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *