Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, lokale e biznese që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Jo rrallëherë, kompani të ndryshme kanë pësuar edhe humbje të mëdha si pasojë e rasteve të tilla, raporton Gazeta PrishtinaPost.
Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në Fushë Kosovë, por këtë herë në fermën ‘Lyria’ në Miradi të Epërme.
Siç mëson PrishtinaPost, pronari i fermës e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se i janë vjedhur 1 mijë shota nga ferma, që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.
