Kulturë

Hajnat tmerrojnë dy vajza në Prishtinë, iu futen në banesë – i lidhin dhe ua marrin 1 mijë euro

​    

Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët. Ka plot raste kur viktimat hasin në hajnat që kanë hyrë brenda shtëpive, duke u ballafaquar kështu direkt me rrezikun, raporton Gazeta Sinjali.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku pesë persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të kryer grabitje në një banesë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se brenda banesës ndodheshin dy vajza, të cilat banonin me qera, dhe janë ballafaquar direkt me hajnat e maskuar, të cilët arritën të futen brenda.

Bazuar në informacionet e para, pesë të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar para dhe kanë gjetur një shumë të të hollave prej 1 mijë eurosh.

Sipas dëshmive të viktimave, hajnat i kanë lidhur dy vajzat, ku njërën prej tyre edhe e kanë sulmuar – e me pas kanë arritur t’i marrin paratë dhe janë larguar.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *