Lajmet e Fundit

Komuna e Vushtrrisë pranon donacion tre defibrilatorë nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë

Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, në kuadër të projektit të bashkëpunimit civilo-ushtarak e që përfshihen tre defibrilatorë.Pranimi i donacionit është bërë nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, ndërsa është dorëzuar nga zëvendësdrejtoresha e Çështjeve të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Mateja Rokvic, shkruan PrishtinaPost

“Defibrilatorët do të vendosen në objektin e Komunës së Vushtrrisë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare-1 dhe në fshatin Prelluzhë. Po ashtu, pjesë e donacionit kanë qenë edhe pajisje për të ofruar trajnime se si përdoren defibrilatorët”, thuhet në njoftim.Paraprakisht trajnime për përdorimin e defibrilatorëve janë zhvilluar me zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Arsimit, stafi i QKMF-së, Policinë e Kosovës në Vushtrri, zjarrfikësit dhe Kryqin e Kuq.

463217322 878803081048159 6815505234297384128 n 1536x1025 1 1024x683

Defibrilatorët janë pajisje emergjente që përdoren në raste të arrestit kardiak. /PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *