Në reagimin e tij në Facebook, Guri ka kritikuar mbajtjen e seancave që, sipas tij, mbeten në nivel simbolik, pa sjellë përgjegjësi konkrete dhe masa parandaluese për mbrojtjen e grave.
“Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje.Sot nuk do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Jo sepse nuk më dhemb vrasja e Arlindës. Por sepse refuzoj të bëhem pjesë e ceremonive simbolike të vrasjes së grave”, ka shkruar Guri.
Guri ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave dhe për mbrojtjen që u ofrohet atyre.
“Sot, në Kuvend, pritet të vijë edhe Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave. Një ministre që në Kuvend ka ofenduar gra të tjera, e që vetë gëzon mbrojtjen e shtetit, udhëton me truproja e xhipa, ndërkohë që gra të tjera, edhe pasi kërkojnë ndihmën e institucioneve, mbeten të pambrojtura. Unë nuk do të jem pjesë e këtij rituali. Por do të jem në rrugë, sa herë që thirren protesta kundër dhunës ndaj grave. Dhe do të vazhdoj të kërkoj përgjegjësi nga institucionet. Sepse gratë nuk kanë nevojë për fjalimet tona pasi të vriten. Kanë nevojë për mbrojtjen e shtetit sa janë gjallë. Andaj, po e përsëris: Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje”, shkroi mes tjerash Guri.
Donald Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë…
IKD dorëzon në kuvend nismën legjislative qytetare të…
U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis…
IQP ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Komunën…
