Dema ka bërë të ditur se vlera e sasisë së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 550 mijë euro, ndërsa ka theksuar se aksioni është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një grup të organizuar, i dyshuar për përfshirje në veprat penale që lidhen me blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.
“Bëhet fjalë për një grup mirë të organizuar dhe lidhet me veprën penale të blerjes dhe shpërndarjes së narkotikëve”, ka deklaruar prokurori Dema.
Sipas prokurorit, lloji dhe sasia e saktë e substancave do të konfirmohen pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ndonëse dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për heroinë.
Dema ka bërë të ditur se ndaj pesë të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat për dokumentimin e rastit dhe vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.
Ai ka kërkuar nga mediat dhe publiku që të tregojnë kujdes me publikimin e informacioneve, pasi operacioni mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Ju kërkoj që të keni kujdes dhe të ruajmë konfidencialitetin, sepse operacioni mund të vazhdojë tutje”, ka apeluar Dema para mediave.
Prokurori ka theksuar se suksesi i operacionit erdhi si rezultat i koordinimit të institucioneve të përfshira dhe punës së përbashkët hetimore.
Flutura Kusari për Raportin e BE-së: Përmirësim i…
Pesë të arrestuar dhe mbi 37 kg heroinë…
Ylli i Kosovës po kërkohet nga gjiganti madrilen
Inspektorati i Punës ndal punimet në një objekt…
