Politikë

​Marta Kos: Ngërçi institucional ka penguar reformat evropiane në Kosovë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kos, gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Përndimor për vitin 2026, tha se mbështetja publike në Kosovë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë në nivel të lartë.

Ajo theksoi se, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga bllokada institucionale, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e Agjendës së Reformave.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian, me një nivel të lartë të mbështetjes publike për këtë proces. Ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në gjatë periudhës së raportimit. Megjithatë, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e Agjendës së Reformave. BE-ja ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes të re dhe shpresojmë që stabiliteti i ripërtërirë institucional do t’i mundësojë Kosovës të shënojë përparim të mëtejshëm”, tha ajo.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut nuk po shënojnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi një grup të vendeve që po përparojnë me ritëm të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Më pas vijnë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë ngecur ose nuk po shënojnë përparim. Ndërsa në grupin e vendeve që po shënojnë regres bëjnë pjesë Gjeorgjia, Turqia dhe, gjatë vitit të fundit, edhe Serbia”, tha ajo.

U vendos si ushtrues detyre në vend të…

Paca: Prokuroria Speciale e ka në shqyrtim rastin…

Raporti i BE-së: Kosova ngec në energji, kërkohet…

BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *