Sport

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë.(Lista e Plotë)

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti fantastik si me kombëtaren ashtu edhe me skuadrën e tij, është përfshirë në listën e fituesve të mundshëm të çmimit prestigjioz.

31-vjeçari luajti 33 ndeshje me Leverkusen në sezonin e kaluar, teksa me paraqitjet e tij ndihmoi skuadrën për të fituar titullin kampion në Bundesligë. Xhaka, gjithashtu, realizoi 3 gola në kampionat. Për t’u theksuar fakti se ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet më 28 tetor, në Paris

Tanimë France Football ka bërë publike edhe listën e plotë me 30 finalistët që do u paraqiten trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, si edhe gazetarëve në mbarë botën, nga ku me votë do dalë fituesi i Topit të Artë 2024.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Bie në sy se Lionel Messi, fituesi në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual në botë për futbollistët, ka mbetur jashtë. Për herë të parë në 15 vitet e fundit Messi dhe Ronaldo nuk janë mes 30 emrave finalistë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit. Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite.

Sipas medieve në Evropë, favoritët për ta fituar trofeun e 2024 janë Vinicius Jr. i Real Madrid, Rodri i Man. City apo edhe Jude Bellingham po i madrilenëve. Në listë bie në sy emri i Granit Xhakës, mesfushorit shqiptar që ndihmoi Bayer Leverkusenin të fitonte trofeun e parë të Bundesligës në histori.

Kylian Mbappe, Haaland, Lamine Yamal, Dani Olmo, Harry Kane, Toni Kroos apo edhe Rudiger dhe Hummels janë mes emrave të nominuar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *