Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta PrishtinaPost.
Viktimë e grabitjes ka qenë mbrëmë një grua në Prishtinë, e cila është përballur me disa persona që ia zunë pritën dhe arritën t’ia marrin çantën e krahut.Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, ku të dyshuarit me përdorimin e forcës ia kapën çantën në të kishte para të gatshme e dokumentet personale.
Gruaja e ka denoncuar rastin dhe ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, ku ka treguar të gjitha detajet.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.
