E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Goditet grupi kriminal: Shisnin armë e lëndë plasëse në Tiranë, katër të arrestuar dhe dy në kërkim

Një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në zona të ndryshme të Tiranës është goditur nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”.

Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokuroria e Tiranës.

Si rezultat i aksionit, u arrestuan shtetasit M.V., 35 vjeç, E.M., 25 vjeç, F.Z., 29 vjeç dhe K.B., 32 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim K.V., 21 vjeç dhe B.A., 28 vjeç.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

bazuar në hetimeve, gjashtë personat e identifikuar në operacionin “Rrjeti”, së bashku me pesë shtetas të arrestuar më parë, vepronin si grup i organizuar kriminal, duke siguruar dhe shitur armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak në kryeqytet.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara kundër këtij grupi kriminal janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, një sasi e konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë, shkruan A2CNN.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit, ndërsa policia po punon edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *