Politikë

Gjini e “çel” kuletën – Komuna e Gjakovës ndan gati 100 mijë euro për organizimin e festave të fundvitit për dy vjetët e ardhshëm

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas njoftimit zyrtar për dhënie të kontratës (nr. i prokurimit 632-26-8775-2-2-1), të publikuar më 25 nëntor 2026, kjo marrëveshje ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh (2 vjet).

Fituesi i tenderit është operatori ekonomik “Adhurim Haraqia B.I.”, me seli në Gjakovë.

Vlera e kontratës arrin në 99,280.00 €, nga vlera e parashikuar fillestare që ishte 100,000.00 €.

Në këtë procedurë të hapur të prokurimit janë pranuar gjithsej 2 tenderë. Oferta tjetër e përgjegjshme me çmimin më të lartë ka qenë 99,800.00 €, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Vendimi për dhënien e kontratës është marrë më 19 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për datën 26 nëntor 2026.

Sipas dosjes, ekziston mundësia që një pjesë e kësaj kontrate të nënkontraktohet, ndonëse vlera apo përqindja nuk është përcaktuar ende.

Ndryshe nga kontrata e re dyvjeçare që mbulon sezonet festive 2026 dhe 2027 me një mesatare prej rreth 49,640.00 euro në vit, të dhënat e publikuara të prokurimit për fundvitin 2025 tregojnë se Komuna e Gjakovës kishte angazhuar shpenzime rreth 46,000 euro (rreth 46K) për organizimin e festave të fundvitit. Edhe në vjeshtën e vitit 2024, media kishte raportuar se komuna kishte hapur tender për organizimin e festave të fundvitit me vlerë të parashikuar rreth 48,080.00 euro./lajmi.net/

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Haradinaj: Veç Aleanca është opozitë – PDK e…

Ish-këshilltarja e Osmanit: Greqia ishte gati ta njohë…

Kompania franceze fiton ankandin për parkun e erës…

“S’pres shumë” – Ramush Haradinaj pesimist për fazën…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *