Lajmet e Fundit

Gjendet i gjallë burri që u rrëmbye para 67-të viteve në parkun e lodrave

Një burrë i cili u rrëmbye në moshën gjashtë vjeçare ndërsa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951, është gjetur më shumë se shtatë dekada më vonë falë ndihmës së një testi të prejardhjes në internet, fotove të vjetra dhe copëzave të gazetave, shkruan The Guardian.

Bay Area raportoi të premten se mbesa e Luis Armando Albino në Oakland – me ndihmën e policisë, FBI-së dhe departamentit të drejtësisë – gjeti xhaxhain e saj që jetonte në bregun lindor të SHBA.

Albino, baba dhe gjysh, është një zjarrfikës në pension dhe veteran i Trupave Detare që shërbeu në Vietnam, sipas mbesës së tij, 63-vjeçares Alida Alequin. Ajo gjeti Albinon dhe e ribashkoi me familjen e tij në Kaliforni në qershor.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Më 21 shkurt 1951, një grua e joshi Albino-n gjashtëvjeçar nga parku në Ëest Oakland, ku ai kishte qenë duke luajtur me vëllain e tij më të madh, dhe i premtoi në spanjisht se do t’i blinte karamele.

Në vend të kësaj, gruaja rrëmbeu djalin e lindur në Porto Riko, duke e çuar në bregun lindor, ku ai përfundoi me një çift që e rriti atë sikur të ishte djali i tyre, raportoi grupi i lajmeve.

Për më shumë se 70 vjet, Albino mbeti i zhdukur, por ai ishte gjithmonë në zemrat e familjes së tij dhe fotografia e tij varej në shtëpitë e të afërmve, tha mbesa e tij. Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por kurrë nuk i hoqi shpresat se djali i saj ishte gjallë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *