Showbiz

Gëzim në familjen Rugova: Teuta bëhet nënë për herë të parë

Momente të veçanta lumturie për Teuta Rugovën, vajzën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, e cila ka përjetuar për herë të parë emocionet e nënës. Lajmi i ëmbël u bë publik falë kunatës së saj, e cila me një postim emocionues ndau lajmin duke treguar se tashmë ajo mban epitetin “gru e dajës”, ndërsa Uka Rugova u bë dajë.

Ky moment vjen pas një periudhe të shkurtër kohore ku Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në një ceremoni të veçantë që tërhoqi vëmendjen e publikut. Familja Rugova, e cila gëzon një respekt të thellë në mbarë trojet shqiptare, po feston me gëzim të madh ardhjen në jetë të anëtarit më të ri, i cili është pritur ngrohtësisht nga të gjithë të afërmit dhe miqtë e tyre.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *