Lajmet e Fundit

Learta magjeps me elegancën e saj në natyrë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Learta Jakupi, blogerja e njohur dhe fytyrë publike, ka ndarë së fundmi një moment të mrekullueshëm me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo shfaqet në një ambient të gjelbëruar, duke i dhënë një tjetër dimension elegancës së saj natyrale.

Veshur me një fustan të zi, që i bie lehtë mbi trup dhe i thekson linjat e saj, Learta duket tejet e sofistikuar. Fustani është i thjeshtë, por pikërisht në këtë thjeshtësi qëndron edhe bukuria e tij.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo ka zgjedhur që të kompletojë look-un e saj me një palë sandale të lehta dhe një çantë diskrete, të cilat përputhen në mënyrë perfekte me pamjen e saj elegante.

Sharmi i saj është i pakrahasueshëm, ndërsa qëndrimi në natyrë i jep një freski dhe gjallëri të veçantë fotografisë.

Në përshkrimin e fotos, Learta shkruan “La dolce vita, always! ✨🤍”, duke shprehur se sa shumë e vlerëson jetën e bukur dhe të qetë.

Ambientet përreth i japin një atmosferë meditimi dhe qetësie mendore, teksa ajo ecën me besim të plotë mbi shkallët e gurta.

Ky postim tregon qartë stilin e jetës së Leartës dhe aspiratat e saj për të jetuar çdo moment me stil e elegancë. /PrishtinaPost/

Learta Jakupi

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *