Showbiz

Gëzim i dyfishtë: Ish-konkurrentët e ‘Për’puthen’ Vedati dhe Roela presin fëmijën e dytë!

Një lajm i mrekullueshëm vjen për çiftin e njohur nga emisioni televiziv “Për’puthen”, Vedati dhe Roela. Ata kanë ndarë me fansat e tyre emocionet e pritjes së shtatzënisë së dytë, duke konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet së shpejti.

Çifti, i cili fitoi zemrat e publikut gjatë pjesëmarrjes në emisionin e njohur të dashurisë, ka publikuar një video tepër emocionuese ku zbulojnë gëzimin e tyre të madh. Ky lajm është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetësit e tyre, të cilët i kanë ndjekur hap pas hapi historinë e tyre të dashurisë që nga fillimi.

Vedati dhe Roela, tashmë prindër të një fëmije, po përgatiten me dashuri dhe entuziazëm të mirëpresin anëtarin më të ri të familjes. Familja e tyre duket se po përjeton një fazë të re, plot lumturi dhe dashuri. Të gjithë urojnë që ky rrugëtim i ri të jetë sa më i mbarë dhe i mbushur me momente të veçanta.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *