Dyshja e njohur botërore, George dhe Amal Clooney, kanë rikthyer vëmendjen e publikut me shfaqjen e tyre plot dashuri gjatë një eventi të fundit në Nju Jork. Pas më shumë se 12 vitesh martesë, çifti vazhdon të demonstrojë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme, duke u shfaqur krah njëri-tjetrit me puthje dhe përqafime.
Në Seaview Studio, George Clooney mori pjesë në leximin e veprës humoristike me temë politike, “Smear!”. Gjatë gjithë aktivitetit, ai dhe bashkëshortja e tij, Amal, nuk i fshehën emocionet, duke u mbajtur dorë për dore dhe duke shkëmbyer momente intime.
Amal Clooney, 48 vjeçe, spikati me elegancën e saj. Ajo kishte veshur një pallto ngjyrë bezhë nga marka e njohur Gucci, e kombinuar me një fustan të bardhë dhe çizme të zeza që kalonin gjuun. Ajo plotësoi pamjen me një çantë të vogël të zezë, duke nxjerrë në pah stilin e saj. Flokët e gjata dhe grimi natyral theksuan bukurinë e saj, ndërsa George, 65 vjeç, zgjodhi një kostum elegant ngjyrë blu të errët, të kompletuar me pulovër dhe këpucë klasike.
Kjo lidhje e fortë ka sjellë në jetë dy binjakë, Alexander dhe Ella, tani nëntëvjeçarë. Pavarësisht sfidave që sjell jeta, dashuria mes George dhe Amal duket se forcohet me kalimin e kohës.
Amal Clooney u bë sërish pjesë e vëmendjes pak javë më parë gjatë ceremonisë “The Albies”, organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi. Ajo dhe George prezantuan së bashku në këtë event madhështor, i cili u mbajt në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. Ajo ra në sy me një fustan të artë, duke u shndërruar në një nga figurat më të ndritshme të mbrëmjes. Ceremonia “The Albies”, e emërtuar për nder të Albie Sachs, një figurë e shquar për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlerëson kontribuesit në këto fusha.
