Showbiz

Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën

Pak ditë më parë, gazetari Elton Tozaj bëri një deklaratë që shkaktoi jo pak diskutime në rrjetet sociale.

Gjatë një lidhjeje televizive, ai u shpreh se ndarja mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit nuk ishte reale, por pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendje, ndërsa shtoi se ribashkimi i tyre do të ndodhte pikërisht në emisionin “Top Arena”.

Në atë moment, deklarata u prit me skepticizëm nga shumë ndjekës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, zhvillimet e fundit duket se i kanë dhënë më shumë peshë fjalëve të gazetarit.

Gjatë emisionit të sotëm, Mateo ftoi Brikenën për një kërcim në studio. Ajo pranoi menjëherë, ndërsa momenti mori edhe më shumë vëmendje kur dyshja u përqafua gjatë kërcimit, duke dhënë përshtypjen e një afrimiteti që bie ndesh me zërat për një ndarje përfundimtare.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë nisur të pyesin nëse mes tyre ka nisur një ribashkim apo nëse raporti i tyre ka qenë gjithmonë më i mirë sesa është perceptuar publikisht.

Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë bërë ndonjë deklaratë konkrete për statusin e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, pas këtij momenti në “Top Arena”, komentet se Elton Tozaj mund të ketë pasur të drejtë po shtohen gjithnjë e më shumë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *