Showbiz

G-Bani me akuza bombastike: “Jozi ishte Luizi i BBVA 4, Gjesti fitoi nga votat raciste të Kosovës”

Drama e vazhdueshme e formatit “Big Brother VIP Albania 4” ka marrë një kthesë të re falë reperit G-Bani. I ftuar së fundmi në një podcast, G-Bani ka bërë deklarata të forta, duke nxitur debate të shumta në rrjetet sociale.

Duke iu referuar eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, G-Bani ka lavdëruar Jozin, duke e krahasuar atë me një figurë fenomenale të formatit. Megjithatë, thelbi i komenteve të tij ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit dhe mënyrës sesi publiku nga Kosova ka votuar.

“Jozi nuk u zëvendësua vëlla. Jozi ishte i ëmbël. Ai ishte si Luizi i Big Brother VIP 4, por për shkak të votave nga Kosova drejtuar Gjestit, të cilat ishin raciste dhe paragjykuese, unë mendoj se Danja duhet ta fitonte. Ai bëri një lojë shumë sublime,” deklaroi G-Bani pa rezerva.

Këto komente duket se lidhen me ngjarjet e vitit të kaluar, ku Gjesti konsiderohet si shkaktari kryesor që G-Bani dhe Jozi u eliminuan nga gara, duke mos arritur kështu në finale. Ky moment duket se ka lënë një mbresë të thellë te reperi, dhe rivaliteti mes tyre vazhdon të jetë i ndezur edhe pas daljes nga shtëpia.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *