E premte, 5 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Therje me thikë mes të miturve në Gjilan – 17-vjeçari arrestohet për tentim vrasjeje

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në rrugën “Avdulla Tahiri”, ku Policia është njoftuar rreth orës 20:50 për një person të plagosur me mjet të mprehtë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e incidents kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë siguruar lokacionin dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në vendincident është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Viktima është dërguar për trajtim në Emergjencën e Gjilanit, ndërsa bazuar në burimeve mjekësore gjendja e tij mësohet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë marrë në trajtim nga Hetimet Rajonale.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur motivin dhe rredeklaroinat që çuan në përleshjen e përgjakshme mes dy të rinjve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *