E shtunë, 13 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave, Prebreza: Problemi do zgjidhet shpejt

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se kjo komunë ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.

Prebreza ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ka thënë se, ky problem ‘’do zgjidhet shumë shpejt’’.

Postimi:

Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *