Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë marrë pjesë në një trajnim të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit urban.
Trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar” është mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe ka përfshirë ushtarakë nga të dyja forcat.
bazuar në njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit janë trajtuar tema që lidhen me reagimin në katastrofa natyrore dhe njerëzore, planifikimin operativ, punën ekipore në operacione shpëtimi, përdorimin e pajisjeve adekuate dhe dhënien e ndihmës së parë në situata emergjente.
Ky aktivitet, bazuar në FSK-së, synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e ndërveprimit ndërmjet dy forcave ushtarake në situata emergjente.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


