Lajmet e Fundit

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë – Foda iu beson ‘senatorëve’

Kombëtarja e Kosovës luan sot (e shtunë) në udhëtim te Lituania në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për këtë ndeshje përzgjedhësi Franco Foda ka idetë e qarta rreth formacionit që pritet ta startojë ndeshjen.

Dardanët janë mysafirë të lituanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në S. “Dariaus ir S. Girėno stadionas” të Kaunas nga ora 15:00.

Foda 1024x629

Për këtë ndeshje, ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe është gati për fitore ose së paku për rezultat pozitiv.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
Kosova stervitje 1 1024x628

Përzgjedhësi Foda ka para nga afër formën e lojtarëve dhe tani ka idetë e qarta rreth formacionit që do të inkuadroj në këtë ndeshje.

PrishtinaPost mëson se trajneri gjerman do të vazhdoj të luajë edhe në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, ndërsa pjesë e 11-shes së parë do të jenë shumë lojtarë që nuk ishin në takimin e fundit ndaj Qipros.

Në portë do të rikthehet Arijanet Muric duke marrë vendin e Visar Bekajt, ndërsa Mërgim Vojvoda do të rikthehet në krahun e djathtë, aty ku luajti Florent Hadergjonaj në ndeshjen e fundit.

Treshja tjetër e mbrojtjes do të jetë ajo e njëjta, me kapitenin Amir Rrahmanin dhe Fidan Alitin në qendër, ndërsa në krahun e majtë do të luajë Donat Rudhani.

Mesfusha me tre do të jetë ajo e njëjta sikurse ndaj Qipros dhe do të përbehet nga Lindon Emerllahu në qendër dhe Elvis Rexhbecaj dhe Valon Berisha përkrah tij.

Në sulm do të rikthehet Edon Zhegrova, i cili do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Milot Rashica do të jetë në të majtin dhe në qendër Fisnik Asllani që do ta marrë vendin e Vedat Muriqit të lënduar.

Zhegrova 1 1024x584

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Rudhani; Emerllahu, Rexhbecaj, Berisha; Zhegrova, Asllani, Rashica;

/PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *